Pranimi i rolit të Batman nga Ben Affleck duket se nuk është pritur mirë nga fansat e aktorit. Sipas mediave të huaja janë nënshkruar dy peticione dhe kritika të shumta drejt producentëve të Warner Bros.Picture.

ben affleck

Madje në një rej peticione thuhet se Affleck nuk ka aftësi interpretuese për të luajtur një personazh të tillë si Batman dhe se nuk është aktori i duhur për të luajtur filma aksion. Ben Affleck do të jetë pjesë e kastit të një filmi ku do të bashkojë dy superheronj, Batmanin dhe Supermanin, i cili do të interpretohet nga Henry Cavill.

ben affleck

Gjithashtu mësohet se aktori Christian Bale, i cili ka interpretuar rolin e Batman, ka refuzuar të luajë në këtë  film për herë të katërt. Ky produksion kinematografik do të publikohet në kinema në korrik të vitit 2015.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)