Revoltohet Ardit Gjebrea: Turp!!

Revoltohet Ardit Gjebrea: Turp!!
Pas publikimit të karikaturës së revistës satirike Charlie Hebdo, Ardit Gjebrea ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram. Moderatori i "E Diela Shqiptare" ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj kopertinës provokuese, ku shtrohej pyetja: “Çfarë do të bëhej Alani i vogël kur të rritej?” –“Do të ngacmonte femrat nga të pasmet në Gjermani.” 

"Turp - Charlie Hebdo! I kujtoni shqiptarët në 1990? I kujtoni anijet që dukeshin male njerëzish lëvizëse?... E kemi kaluar apo jo?! Edhe Alani i vogël, pjesë e botës tonë ishte. Ndërsa ajo pjesa tjetër kur ironizon, është e papranueshme," shkroi Arditi në Instagram, duke e mbyllur postimin e tij me frazën #unënukjamCharlie, e kundërta e togfjalëshit #unëjamCharlie që u përdor pas masakrës terroriste, për t'u solidarizuar me viktimat.
charlie hebdo
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës