Revoltohet Braçe: Çmimi i druve 7 mijë lekë?! Pse? Kjo është grabitje dhe duhet të ndëshkohet

Revoltohet Braçe: Çmimi i druve 7 mijë lekë?! Pse? Kjo është grabitje dhe duhet të ndëshkohet

Deputeti socialist, Erion Braçe

TIRANË- Çmimeve të rritura që kanë “pushtuar” vendin tonë, nuk i kanë shpëtuar as tregtarëve të druve të cilët, mesa duket kanë shkuar në shifra absurde. Ish.zv-kryeministri Erion Braçe shkruan se çmimi i druve ka shkuar në 7000 mijë lekë nga 3500 që ka qenë për metër kub, e kjo sipas tij nuk është gjë tjetër veç se një abuzim. Për këtë, socialisti thotë se ky abuzim duhet të ndëshkohet.

“Po çmimin e druve të zjarrit.Përse e rrisni??? Çfarë do thoni, është rritur çmimi i ushqimit për pemët? Mos u bëni idiote! Do thoni që është rritur euro dhe dollari edhe më shumë? Mos u bëni qesharake! Aaaaaa pooo, është rritur nafta për transport dhe benzina për sharra. Këtë do thoni? Po si nuk doli njeri t’u bëjnë llogarinë. Sa naftë e sa benzinë harxhoni që nga 3500 leke e keni çuar çmimin e druve 7000 leke; 200%!!!! Është grabitje e grabitjet ndëshkohen”, shkruan Braçe.

Gjithnjë me afrimin e dimrit, çmimi i druve rritet duke shkuar deri në 5000 lekë, mirëpo kjo përiudhë krize tregtarët e kanë rritur çmimin duke shkuar deri në 7000 mijë lekë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hello: 29/08/2022 02:55

    Asgje nuk ka per tu habitur pse eshte rritur edhe çmimi i druve,lates druve.Te dhjefsha shkollen Erion.Kjo qe po ndodh,d.m.th. kriza,per kete pune ndodh dhe do ti kape te gjitha productet.Ky qe shet dru,nuk i sheh çmimet e producteve te tjera?Nuk harxhon,konsumon,dhe ti shese me çmimet qe kane qenë?Si do jetoje ky?

    Përgjigju
  • Iris: 29/08/2022 02:03

    Tek ne, drute shiten ne pako qe nuk jane me shume se 5-6 kopace,pra nje krah me dru dhe keto shiten 1 $/kopacja ,pra shkojne 5-6 $ pakoja pa llogaritur taksen,por shkojne dhe me shtrenjte kur jane import per te njejten sasi.Kjo eshte arsyeja qe ketu pyjet jane pa fund,kurse ne Shqiperi po shfarosen, cfare i shpeton zjarrit,paraziteve te druve,sharres se mobilierit,bie nen sopaten e tregetareve te druve te zjarrit dhe c'eshte me e keqja e shesin ne meter/kub.Brace ne do dicka te ndryshoje,mos kerko te ulet cmimi i druve te zjarrit,por insisto qe pallatet,sidomos ato te rejat,te plotesojne kushtet e ngrohjes,pra kaldaja ne bazamemnte me gas/nafte,ose ngrohje me panele diellore.

    Përgjigju
  • Dru: 29/08/2022 01:17

    Po se me peshe nuk abuzohet ne fakte,a piiika

    Përgjigju
  • Turi: 28/08/2022 20:41

    Shitet druri me metro kub hahaha skandal , në cdo vend shitet me peshë kurse Ajnshtajnët këtu e shesin ndryshe vk

    Përgjigju
    • Populli: 28/08/2022 21:12

      E bejne qe te fitojne sa me shume meqenese druri ka forme te ngurte dhe jo te lengshme. :)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen