Revoltohet Idrizi:Mendoni se do
zhdukni kujtimin e çamëve,u vranë..

Revoltohet Idrizi:Mendoni se do<br />zhdukni kujtimin e çamëve,u vranë..<br>
Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka reaguar lidhur me çështjen e varrezave të shqiptarëve të rënë në vend të huaj. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Idrizi shkruan i revoltuar se askush nuk mund të harrojë shqiptarët e Çamrësisë.

Sipas tij, shqiptarët e Çamërisë nuk u vranë në luftë, ata nuk ishin ushtarë, por u theren e u masakruan në shtëpitë e tyre, u vranë pabesisht e jo në betejë.

“Ata nuk u vran ne lufte,ata nuk ishin ushtar ,po u theren e u masakruan ne shtepit e tyre ,.. u vrane pabesisht e jo ne beteje ...”, shkruan ndër të tjera Idrizi.

Statusi i plotë:
Varreza historike per ushtaret e rene si pushtues ne nje toke te huaj - pas Kosines dhe Bularatit ?! Ceremonial shteteror me protokoll shteti ...?! Po per andartet Grek qe shkrumbuan jugun e Shqiperis per Vorio - Epirin ne 1913-1914 ?! Apo pas takimit tjeter do nxirret nga shporta e axhendes Greke …. ?!

Ne baze te cdo konvente e praktike nderkombetare ,per ata qe kane nderrur jete ne nje territor te huaj, ngrihet nje varreze perkujtimore e simbolike, sic Shqiperia ka aplikuar per Ushtaret Francez e Britanik. Pse nuk kerkuan te njejten gje Gjermania e Italia, per te renet e luftes se dyte boterore, por I moren trupat dhe ja u I cuan familjeve ?

E imagjinoni po te kerkonin te njeten gje, te renet Gjermane , Italiane, Turq, Austriake, Serb, Francez, Anglez apo cdo lloj ushtrie qe ka kaluar ne Shqiperi gjate luftes se pare apo te dyte boterore ? Pse kjo bamiresi e vasalitet nga qeverite e majta e te djathta per 120 vend zhvarrime te reja ne harten e Vorio – Epirit ? , nuk mjaftonte Kosina qe ja kaloi dhe skenareve te filmave horror me zhvarrime e varrime deri te mbetejeve te femijeve e pleqve Shqiptare qe u bene ushtare Grek ?

Po ju kujtoj shprehjen Greke :” Aty ku kemi varret e te reneve aty kemi atdheun “…dhe pas shume viteve e ceremonive zyrtare shteterore nga Shteti Shqiptar e kur mos te jene me te njejtet ne pushtet do te na neme historia …. Po ju kujtoj qe I vetmi vend qe pershendeti pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste e Musolinit ishte qeveria Greke me Kryeministrin Kuisling Metaksa qe vuri dhe betimin nazist ne Greqi …

Mendoni qe mund te harroni e te zhdukni kujtimin e atyre mijerave te Shqiptareve te Cameris qe u masakruan pleq, gra , femije ne nje pastrim etnik te pashembullt ne histori .. Ata nuk u vran ne lufte,ata nuk ishin ushtar ,po u theren e u masakruan ne shtepit e tyre ,.. u vrane pabesisht e jo ne beteje ... Per Shqiptaret e Camerise te masakruar ne nje Genocid te pashembullt ne histori - shportat e bisedimeve , respekti njerezor , dinjiteti e reciprociteti nuk vlejn , kjo eshte Qeverin Shqiptare “Patriote “ ?!

MINIMALISHT RECIPROCITET NE TRAJTIMIN E TE VDEKURVE! NUK KA FE , BESIM E POLITIKE NE BOTE QE NUK I TRAJTON TE VDEKURIT NJESOJ ! TE VDEKURIT JANE TE BARABARTE EDHE PARA ZOTIT , DHE PARA ROBIT ! DHE DHEMBIN NJELLOJ ! DHEMBIN NJELLOJ DHE PO NJELLOJ MERITOJN NDERIM !

MENDONI QE NAPOLON ZERVA I VRAU FIZIKISHT E DIKUSH DO TI VRASE MORALISHT DHE ME HESHTJE ?! PO JU GARANTOJM QE JEMI GJALLE E DO NGRIHEMI ME GJITH SHQIPTARET .. AJO QE STE VRET TE BEN ME TE FORTE !

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane