Revoltohet Idrizi: Jam i zhgënjyer
me "sehirxhinjtë" Rama e Paloka

Revoltohet Idrizi: Jam i zhgënjyer<br />me "sehirxhinjtë" Rama e Paloka
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka shprehur zhgënjimin ndaj Ramës e Palokës duke i akuzuar si indiferentë ndaj deklaratve arrogante e të paturpshme të qeversië greke. Ai është shprehur se Athina vendos për koalicionet e partive shqiptare, për  Kishën Autoqefale, për Himarën e për çdo temë tjetër që Athina vendos të  imponohet.

Ja statusi i plotë i Idrizit në facebook:
''Jam i zhgënjyer me "sehirxhinjtë" Rama e Paloka në kongresin e PBDNJ-së që kur janë me ne "qajnë" për Çështjen Çame e PDIU, por s’e kanë për gjë të dëgjojnë ARROGANCËN e paturpësinë e ndërhyrjes në punët e brendëshme të Shqipërisë prej qeverisë greke.

Athina zyrtare me arrogancën e atij që e ka xhepin plot me para borxh na tregon se kush bëhet nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, me kë duhet të bëjnë koalicion partitë shqiptare, për Kishën Autoqefale Shqiptare, për Himarën, për banderolat në futboll e për çdo gjë që Athina zyrtare mendon se duhet t’ i imponojë një vendi vassal.

Athina zyrtare e dehur nga borxhet dhe ahengu i buzuqeve e ka të vështirë të kuptojë që Shqipëria nuk është ajo e 1911, 1912, 1913 e 1914, por e as e 1997.
Historia nuk fshihet me greqishten e re që s’ka lidhje me të vjetrën.
Ju e pushtuat Çamerinë një tokë shqiptare qysh kur është krijuar bota, vratë që në mars të 1913 72 krerë të Çamërisë në masakrën e Selanit, teksa i thërrisnit në takim. Nuk latë reformë agrare e ligj pa sajuar për t’ i marrë pronat e pasuritë, zhdukët shkollat shqipe e flamurin shqiptar, vodhët historinë e këngët e valet, i shpërngulët 35 përqind të popullsisë drejt Turqisë, i vratë e përzutë përfundimisht 90 përqind të popullsisë çame në 1944 e masakruat 20 përqind popullsisë. Nuk u ndalët as para fëmijve, grave e pleqve, me bashkëpunëtorin e nazizmit Zerva, me gjyshin e ministrit të jashtëm, Kotzias, me pasardhësit e Metaksasë e Ralisit që i keni në parlament e i keni bërë ministra e kryeministra.
Nazistët i keni në parlamentin tuaj si Agimi i Artë.
Shtetit grek rrena i është kthyer në ves.

Pasi rrejti sa mundi, fallsifikoi e mashtroi Bashkimin Europian me bilancet e i vodhi me miliarda euro, mendon se do të vazhdojë të mashtrojë opinionin publik e të kompleksojë pasardhësit e partizanëve të Batalionit “Çamëria e Ali Demi”.
Qeverisë greke, për shkat të këtij ambjenti me gjermanë, i mbetet që të tërheqë nga skena politike shqiptare PBDNJ, e cila edhe kështu po tretet përditë e është bërë kockë e lëkurë, e kockat e Baron Portokallit nuk e ngjallin dot më
''.

idrizi

































Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'