Revolucion në Arkiv:Të gjitha dosjet
online. Ja si ti kontrolloni

Revolucion në Arkiv:Të gjitha dosjet<br />online. Ja si ti kontrolloni
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi revolucionin më të madh të rrjetit Arkivor Kombëtar këto 27-vjet, aplikacionin online për studiuesit që dëshirojnë të studiojnë në Arkivin Qendror Shtetëror me një inventar prej 2 milion titujsh, rezultat i deritanishëm i projektit të digjitalizimit të fondit të AQSH.

I gjithë ky proces është pjesë e axhendës digjitale 2015-2020 e cila ka dhe në thelb rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Në këtë prezantim ishte e pranishme Ministria e Kulturës  Mirela Kumbaro.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido shprehu kënaqësinë të prezantojë këtë revolucion, përsa i përket shërbimit në Arkivin Qendror Shtetëror, dy aplikacione të cilat mundësojnë digjitalizimin e plotë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

“Së pari, ne prezantojmë katalogun online me 2 milion tituj dosjesh, të cilat mund të aksesohen lirisht nga kushdo për të marrë informacionin historik që i nevojitet çdo studiuesi për të studiuar në sallën e studimit.
Së dyti, një aplikacion me anë të të cilit mundësohet që të paracaktohet vizita në sallën e studimit, dosjen që dëshiron një studiues që të shohi dhe me garancinë e plotë që do ta gjej dosjen mbi tavolinë kur të vij për të studiuar
” – tha ai.

Ky shërbim ka nevojë për një rregjistrim që qytetari mund ta bëjë edhe nga shtëpia vetëm duke futur të dhënat personale.

Kumbaro përgëzoi Bido dhe Arkivin e Shtetit për këtë risi, “Urime Arkivit për këtë instrument të ri që futi dhe që përmirësoj shërbimin për qytetarët”, tha ajo.

Kumbaro u rregjistrua si studiuesja e parë në aplikacionin e ri.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë