Revolucion ne Kod: 3 vjet
burg klientëve të prostitutave

Revolucion ne Kod: 3 vjet<br />burg klientëve të prostitutave
TIRANE-Mazhoranca dhe opozita miratuan sot në Komisionin e Ligjeve amendimet e propozuara në Kodin Penal që kanë të bëjnë me prostitucionin.

Kështu është hequr neni 113 i Kodit Penal ku përcaktohet se “ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”. Ndryshimet janë bërë me kërkesë të Komisioneres Kundër Diskriminimit , Irma Baraku është hequr dënimi për femrat që ushtrojnë prostitucion. 

Për të ulur fenomenin e prostitucionit, hartuesit e këtij ndryshimi kanë menduar të dënojnë klientët. Ata që do të përfitojnë favore seksuale kundrejt shpërblimit rrezikojnë gjer në 3 vjet burg.
 “Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet burg”, thuhet në draftin e përgatitur nga relatorja Vasilika Hysi pas konsultimit me Ministrinë e Drejtësisë.

DHUNA NE FAMILJE, DISKUTIMI I PR/LIGJIT VAZHON NESER 
Në draft është përfshirë edhe kërkesa e deputetit Viktor Gumi për dhunën në familje. Diskutimet për këtë pr/ligj do të vazhdojnë dhe nesër. Rrahja ndaj bashkëshortit aktual, ish-bashkëshortit apo bashkëjetuesit, rrezikon që të dënohet nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Për shkak të specifikave, dhunuesit e fëmijëve, grave shtatzëna apo personave, që nuk mund të mbrohen nuk do të kenë të drejtën e përfitimit të lirisë me kusht apo dënime alternative siç mund të jetë gjoba apo puna e detyruar në komunitet. Në këtë kategori do të përfshihen ata që dhunojnë për arsye raciste, fetare, gjuhësore dhe politike. “Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që ka ose ka pasur marrëdhënie të ngushtë familjare me autorin e veprës penale, ose ka bashkëjetuar me të, me pasojë cenimin e integritetit fizik të tij, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 5 vjet”, thuhet në projektligj. Edhe për dhunë më të lehtë ndaj anëtarëve të familjes, mazhoranca dhe opozita kanë kërkuar ashpërsimin e dënimeve. Nëse ndryshimet do të miratohen, kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që ka ose ka pasur marrëdhënie të ngushtë familjare me autorin e veprës penale, ose ka bashkëjetuar me të , me pasojë cenimin e integritetit psikik dhe/ ose vetëbesimit të tij, do dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 3 vjet.
Të enjten ndryshimet në Kodin Penal do të kalojë në seancë plenare të së enjtes. Si Partia Demokratike, ashtu dhe ajo Socialiste kanë deklaruar se pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal, fokusi i punës së tyre do të jetë miratimi i Ligjit për Gjykatën Administrative.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar