Rexhep Uka rikthehet në skenën politike përkrah Lulzim Bashës: Kujdes nga riciklimi! Ka një shpresë, që quhet SPAK

Profesor Rexhep Uka, një nga themeluesit historikë të Partisë Demokratike, ka mbajtur një fjalim emocionues dhe plot mesazhe të forta gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Koalicionit Euroatlantik, ku ishte i pranishëm përkrah drejtuesit politik të koalicionit, Lulzim Basha.

Në një atmosferë përplot entuziazëm në Kamëz, qytetin ku Uka tha se ka lindur 72 vite më parë, profesori rrëfeu se ishte hera e dytë që nuk mund t’i thoshte jo politikës.

“E para ishte në 2005, pas 96-ës. E dyta është sot. Kam ardhur me ndërgjegje të plotë dhe jam mbushur me shpresë,” tha ai.

Në fjalën e tij, Uka u ndal në reflektime të thella mbi rrugëtimin e Partisë Demokratike, gabimet

Kujdes nga riciklimi! Populli shqiptar ka marrë lemeri nga ai parlament. 
Parlamenti është fytyra jonë. Ne e kemi në dorë ta ndryshojmë dhe të çojmë atje fytyrën tonë të vërtetë.” theksoi ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë për njerëz me mendje të ndritur, përvojë dhe përkushtim.

Fjala e plotë:

Unë kam kohë që jam tërhequr nga politika, por dy herë jam gjendur ngushtë dhe që nuk mund ta refuzoja ftesën. E para, ka qenë pas 96-ës, në 2005 kur ftesën e pata nga Puka, - unë jam me origjinë nga Puka,- dhe baba më tha “nuk ke nga ja mban, do shkosh!”; dhe sot, erdha sot. Bëra një përjashtim të vogël, se isha edhe pjesë e programit më 1 Qershor.

Shoh që i njoh të gjithë këta sot dhe u mbusha me besim të jashtëzakonshëm se jam i bindur që s’do ketë mendje, zemër dhe dorë të votojë kundër këtyre burrave. Me këta, kam bërë biseda të gjata. Me Shemsiun, në 92-in në Tropojë, ne diskutonim si sot. Në 2017-ën më ka ftuar Lul Basha tek çadra, - e kam mik të ngushtë që në 2005-ën,- dhe të them të drejtën, nuk shkova. I thashë, -do vij vetëm me një kusht, nëqoftëse do të dalim bashkë, në televizor dhe ti do flasësh e do thuash: Ata që nuk janë më me ne, në të vërtetë nuk janë me askënd; Ata që nuk janë më me ne, kanë më të drejtë se sa ne dhe e ditkan të vërtetën, kjo është e hidhur e madhe.

Nuk mund të rri pa përmendur disa fakte të hidhura në atë tragjedi që ndodhi me PD-në, - e kini në youtube. Partia Demokratike, u themelua në këmbë dhe asnjëherë nuk u ul për të analizuar, prandaj ndodhi ajo që ndodhi.

Ndodhi! Por shpresa vdes e fundit.

Ne e kuptuam fare mirë, që demokracia nuk është një destinacion, por stacion. Demokracia është tepër e vështirë, të paktën të bëjmë rotacionin, por kujdes nga riciklimi! Kujdes nga ricilimi sepse populli shqiptar, ka marrë lemeri nga ai parlament. Lemeri!

Është detyrë e jona, e qytetarëve që të zgjedhim brumin e mirë kësaj rradhe edhe të dëgjojmë atje mendjen e ndritur, njerëz me përvojë, njerëz të përkushtuar, njerëz me qëndrime patriotike sepse po jetojmë në një periudhë shumë të turbullt. Jam i bindur që edhe një çilimi e kupton që bota është përpara disa sfidave të mëdha. 

Sot, jemi në Kamëz. Mbrëmë kam lexuar fjalën time, në mitingun e parë demokratik që është bërë, këtu mbrapa shpinës time. Përpara kisha një të njohurin tonë, që bëri 8 vjet burg, vetëm pse i tha gjizës- gëlqere. Edhe e kisha përpara, edhe po shkulte flokët.

Kamza është vendlindja ime, këtu kam lindur 72 vjet më parë. Kam memorie 3-4 vjeçare, dhe mbaj mend, që nga dita e parë ndryshimet janë të jashtëzakonshme. Kush mohon ndryshimet, mohon vetveten.

Por ajo që duam ne, zhvillimi, ëndrrat tona, programi ynë i hershëm, jemi ende shumë larg.

Kush është treguesi?
Mërgimi. Mërgimi s’ju nda shqiptarëve asnjëherë.

Kjo është një fatkeqësi e madhe. Pse? Shumë arsye nxjerrin. Lloj- lloj specialistësh, lloj-lloj eksperti.
JO! Zogu që e ndjen, që meriton të jetojë më mirë, e kupton zhurmën e keqe dhe ikën.

Nuk është as ekonomia, asnjra as tjetra por njeriu duhet ta ndjejë veten qytetar, të jetë me të vërtetë i lirë.

Këtë ende ne, nuk e kemi siguruar sepse nuk i patëm pushtetet e ndara.

Ka një shpresë, që quhet SPAK! Është shpresë e madhe. Por kjo erdhi pasi nuk e bëmë dot ne. E kemi shembullin e mirë, të çojmë këta djem në parlament. Ua kam thënë Lul Bashës dhe do ua them publikisht. Në 2007 unë e kisha menduar kryeministër. Është një copë perëndimore që nuk e ka ngrënë regjimi komunist.

E kemi në dorë të mos ankohemi, se parlamenti në fund të fundit është fytyra jonë dhe duhet ta ndryshojmë e të çojmë fytyrën tonë të vërtetë atje.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Rama: Altin Dumani ka të gjithë solidaritetin tim përballë sulmeve kafshërore! PS në dispozicion të drejtësisë, të ndërhyjë edhe për të pastruar shtëpinë

Rama: Altin Dumani ka të gjithë solidaritetin tim përballë sulmeve kafshërore! PS në dispozicion të drejtësisë, të ndërhyjë edhe për të pastruar shtëpinë