Rexhepi: KFOR duhet të përgjigjet
me të njëjtën gjuhë ndaj serbëve

Rexhepi: KFOR duhet të përgjigjet<br />me të njëjtën gjuhë ndaj serbëve
Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi, në lidhje me konfliktet e ditëve të fundit në veri të Kosovës, ka deklaruar se KFOR dhe EULEX duhet të përdorin forcë proporcionale ndaj protestuesve.

“Unë disa herë e kam thënë se KFOR dhe policia duhet të përgjigjen në mënyrë proporcionale në vartësi të situatës. Por, nëse dikush është shumë i dhunshëm dhe rrezikon jetën e ushtarëve të KFOR, atëherë ne do të përdorim të njëjtën gjuhë”, ka thënë Rexhepi. “KFOR, EULEX dhe policia do të ndërmarrin masa të përbashkëta që përkundër rezistencës në veri, qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë, siguria, rendi dhe ligji”.

Reagimi i Rexhepit vjen pas ngjarjeve të së hënës, kur në mëngjes u plagosën me armë zjarri dy ushtarë të KFOR-it, ndërsa më vonë gjatë mbrëmjes edhe 20 ushtarë të tjerë nga dhuna e serbëve.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin