PRISHTINË – Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Farush Rexhepi, në emër të Myftiut Naim Tërnava, ka përgëzuar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, me dëshirën që mëshira, paqja dhe begatia të mbretërojë në familjet tona.
Ai ka përkujtuar besimtarët se festa e Kurban Bajramit duhet shndërruar në ditë të përtëritjes së lidhjeve farefisnore, ku secili ka për obligim t’i vizitojë të sëmurit, të afërmit, jetimët, skamnorët dhe familjet e dëshmorëve me qëllim të solidarizimit. “Këtë festë gjithashtu e karakterizon vendosmëria e besimtarëve për kryerjen e obligimeve të Haxhit, ku miliona besimtarë të bashkuar dhe të barabartë e lartësojnë emrin e Allahut Fuqiplotë dhe luten për paqe, mirëqenie dhe falje për të gjithë.
Kjo festë gjithashtu na e zgjon ndjenjën e dashurisë ndaj të vërtetës, ndaj drejtësisë dhe ndaj çdo gjëje që është e mirë dhe njerëzore”, thuhet në urim. Ndryshe, manifestimi qendror për territorin e Kosovës kushtuar festës së Kurban Bajramit mbahet nesër në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 5:30, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste. Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 6:55, të cilit do t’i prijë kryeimami Sabri ef. Bajgora, i cili do të mbajë edhe Hytben e Kurban Bajramit. Me rastin e festës së Kurban- Bajramit, ditën e parë, më 6 nëntor Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës si tradicionalisht organizon pritje për urim në selinë e Kryesisë nga ora 9.00-12.00.
/Shqiptarja.com