Rey Manaj nga Interi te Frosinone
vetëm Gashi rrezikon Euro 2016

Rey Manaj nga Interi te Frosinone<br />vetëm Gashi rrezikon Euro 2016
Merkato e dimrit vazhdon që të jetë aktive edhe në ditët e fundit për lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit. Kështu mediat italiane raportojnë se Rey Manaj ka arritur një marrëveshje paraprake për huazimin te Frosinone për pjesën e mbetur të edicionit. Sipas asaj që raporton “SportMediaset” Manaj është gati të lërë Interin për t’uhuazuar tek Frosinone.

Zikaltërit janë gati të mbyllin marrëveshjen me ekipin tjetër të Serie A ku në këtë bashkëpunim mes tyre në mes do të jetë edhe Longo. Lojtari tjetër është i gatshëm të rikthehet tek Inter pas huazimit tek Frosinone dhe pritet të shkëmbejë vendin e tij me Manajn, i cili prej kohësh është kthyer në një objektiv të shumë skuadrave të vogla në futbollin italian dhe jo vetëm.

Pritet që kjo lëvizje të konkretizohet, pasi është edhe në interes të Manajt, pasi do të gjente më shumë hapësira dhe do të kishte më shumë mundësi për një vend mes 23 lojtarëve që trajneri De Biasi do të zgjidhte për Kampionatin Europian të Francës.

Me zgjidhjen e çështjes së Rey Manajt, i vetmi problem për De Biasin mbetet Shkëlzen Gashi. Sulmuesi nga Kosova pritet që të largohet nga Baseli, pasi nuk është në planet e trajnerit nga fillimi i edicionit. Tekniku italian i kuqezinjve De Biasi dhe vetë lojtari po vlerësojnë ofertat për lëvizjen, pasi Gashit i duhen më shumë minuta në këmbë për të përballuar me sukses Europianin.

Besart Berisha
Pas 6 viteve shkëlqim në Australi, tashmë sulmuesi kosovar kërkon edhe të bëhet nënshtetas i Kontinentit të largët duke kërkuar të pajiset me pasaportë. Berisha fillimisht ishte pjesë e Brisbane Roar dhe tani është pjesë e Melbourne Victory.

Mbetet të shihet nëse kërkesa e Berishës do të pranohet ose jo. Ndërsa shqiptari nga Kosova ende nuk ka hequr dorë  nga dëshira për të qenë pjesë e Euro 2016 me Shqipërinë duke shënuar vazhdimisht ndeshjet e fundit.

Armend Dallku
Ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar të futbollit, aktualisht pjesë e Vorskla Poltava, Armend Dallku shprehet se lojtari tjetër i ekipit ku luan në Ukrainë, Ahmed Januzi mund të luajë shumë shpejt në Kampionatin shqiptar të futbollit.

“Januzi aktualisht është i dëmtuar në këmbë, por pas rikuperimit mund të luajë në Shqipëri”. Sulmuesi u kërkua nga Kukësi dhe disa ekipe të tjera në Shqipëri. Më pas mbrojtësi foli edhe për karrierën e tij. “Pas shumë vitesh ndiej lodhje dhe besoj se është momenti i duhur për t’u tërhequr në fundit të edicionit për t’iu përkushtuar më shumë familjes. Prej disa vitesh kam qenë larg familjes dhe tani besoj se ka ardhur koha për të qenë më shumë kohë pranë tyre”.

Bekim Balaj
Pas golave në ndeshjet miqësore dhe paraqitjes shumë të mirë me Rijekën, sulmuesi kuqezi është vendosur në shënjestër të disa klubeve, por kroatët nuk e lejojnë lehtësisht duke e bllokuar. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim