Rezart Taçi: Më pëlqen Forest Gump
por pasioni i vërtetë mbetet nafta

Rezart Taçi: Më pëlqen Forest Gump<br />por pasioni i vërtetë mbetet nafta
Pas një viti arratie rishfaqet për mediat italiane biznesmeni shqiptar Rezart Taçi i cili deri në fund të dhjetorit 2015 mendohej se ka qenë president i skuadrës italiane të futbollit Parma. Ish-biznesmeni i naftës një vit më parë u arrestua për mashtrim në Zvicër.

Biznesmeni shqiptar mik i ish-kryeministrit italian Berlusconi ka folur për mediat italiane duke shpjeguar arsyet e largimit nga Parma. 

Gjatë intervistës ai shprehet se ideja për të blerë skuadrën ishte e një avokati italian pasi mori të gjithë dokumentacionin me disa kushte.

Ai thotë se kushtet parësore tregonin se shoqëria nuk kishte më shumë se 78 milionë euro borxhe por pas dy javësh zbuloi se debiti ishte 214 milionë euro plus 50 milionë euro që do të prodhoheshin në 3-4 muajt e ardhshëm të aktivitetit.

Parma ishte në fund të klasifikimit me 254 milionë borxhe probleme të tjera ligjore dhe lojtarë pa kontrata. Girardi thotë se unë jam përgjegjës për falimentimin? Nuk e di sesi mund të jetë e mundur të grumbullosh 265 milionë euro detyrime dhe 100 lojtarë në bordeo me një administrimk prej vetëm 2 javësh. Vendosa ta shisja kur e kuptuan se kjo do të ishte rruga me e thjeshtë. Mundësia ishte të denonconim drejtuesit e vjetër por vendosa të mos dëmtoja”.

Gjatë intervistës Taçi ka folur për veten çfarë i pëlqen më shumë duke e krahasuar veten me aktorin comedian Forest Gump

Gazetari: Ju nuk jeni nisur me gomone nga Vlora për të kërkuar fatin në Itali, madje jeni një njeri i pasur. Çfarë ju shtyn akoma të bëni diçka, kur mund të rrinit në plazh duke pirë mohito gjithë ditën…
Rezart Taçi: Më pëlqen të krijoj, më pëlqen të jem i rrethuar nga njerëzit, të krijoj menaxhim, më pëlqen energjia njerëzore dhe të punoj …nuk e di në italisht…të ngrihem në mëngjes dhe të shkoj në zyrë. Më pëlqen… njeriu që ka përgjegjësi nuk degjeneron, nuk plaket…Kënaqësia të krijosh gjithmonë diçka të re, të krijosh menaxhim, të rrish mes njerëzve, të shkosh në mëngjes në zyrë dhe të biesh herët në mbrëmje, sepse në mëngjes duhet të jesh sërish i freskët.
Gazetari: Gjithsesi mos harroni se Zoti ka thënë që ditën e shtatë njerëzit duhet të pushojnë..
Rezart Taçi: Në katër vitet e fundit po e zbatoj këtë urdhër. Më përpara jo, nuk kishte të shtuna apo të diela, nuk kishte ditë pushimi.
Gazetari: Shqipëria ka ndryshuar. Tani edhe sipërmarrës italianë shkojnë të kërkojnë fatin në Shqipëri. A ju bën krenarë kjo dhe çfarë ka ndryshuar vërtet në Shqipëri?
Rezart Taçi: Në Shqipëri ka ndryshuar mentaliteti, nëse mund ta them pa modesti, shqiptarët janë dinamikë, nëse mund ta them edhe pak inteligjientë, dhe kanë ditur që në një periudhë të shkurtër kohe të kuptojnë, të kopjojnë nëse mund ta themi, atë që është më e mira në botën perendimore dhe ta aplikojnë në Shqipëri.
Gazetari: Difekti juaj më i madh?
Rezart Taçi: Nëna ime thotë se jam shumë i mirë.
Gazetari: Sa armiq keni?
Rezart Taçi: Shumë. Më vjen në mendje shprehja e Çërçillit se sa më shumë armiq të kesh, aq më shumë arritje ke patur në jetë.
Gazetari: Nga se keni frikë?
Rezart Taçi: Mund të duket si frazë e gatshme, por nga të mosqenit mirë e njerëzve që dua.
Gazetari: Para, seks, pushtet. Në çfarë hierarkie i vendos?
Rezart Taçi: Para, seks, pushtet.
Gazetari: Jeni katolik, budist apo luteran?
Rezart Taçi: Kam konceptin tim mbi fenë. Jam besimtar, besoj në Zotin tim dhe i respektoj të gjitha fetë e botës dhe sa herë shikoj një vend të bukur të besimit katolik, ortodoks, mysliman apo hebre, shkoj të lutem.
Gazetari: Me cilin personazh kinemaje e identifikon veten?
Rezart Taçi: Nuk ja kam bërë kurrë këtë pyetje vetes… Forest Gump.
Gazetari: Pjata juaj e preferuar?
Rezart Taçi: Sot është supa.
Gazetari: Dini të gatuani?
Rezart Taçi: Jo, por duke qenë se kam bërë kamarierin, kam punuar në një restorant, i njoh përbërësit, por nuk e kam bërë vetë.
Gazetari: E keni blerë atë restorantin apo vetëm sa keni punuar?
Rezart Taçi: Jo, është e disa miqve dhe nuk blihet prona e miqve.
Gazetari: Me cilin personazh historik do të dilnit për darkë?
Rezart Taçi: Çërçill.
Gazetari: Nga gjithë aktivitetet tuaja, cilin preferoni?
Rezart Taçi: Naftën.
Gazetari: Rezart Taçi kur ndjehet burrë?
Rezart Taçi: E them pa modesti, kur u jap të tjerëve, kur bëj diçka për të tjerët.
Gazetari: Betohuni se keni thënë vetëm të vërtetën…
Rezart Taçi: Betohem.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë