Rezart Taçi tërhiqet nga  Parma
"Barilla" merr drejtimin e ekipit

Rezart Taçi tërhiqet nga  Parma<br />
EMILIA -  Rezart Taçi nuk është më President i klubit italian të futbollit Parmës, duke u tërhequr pas mbi një muaji, kohë kur vendosi të blejë ekipin emilian.
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave Rezart Taçi, i cili qëndronte pas kompanisë ruso-qipriote "Dastraso Holding" dhe që më 19 dhjetor bleu ekipin italian është tërhequr ditën e djeshme nga Presidenca e Parmës duke ia kaluar pronësinë kompanisë “Barilla”, pjesë e disa investitorëve italianë.
 
Kjo pasi sipas mediave italiane, pas verifikimeve të kryera nga ana e grupit të përfaqësuesve të Taçit, ka rezultuar se borxhi që ka ekipi i Parmës të jetë më i lartë se sa ai i deklaruar fillimisht nga ana e paraardhësit të tij, duke krijuar kështu mospërputhje të bilanceve financiare.  
 
Mediat italiane theksojnë se kur Taçi bleu ekipin e Parmës. borxhet zyrtare ishin deklaruar 80 milionë euro por pas verifikimeve të kryera u vu re se borxhet ishin rreth 200 milionë euro. Pjesë e këtyre borxheve, janë edhe pagat e prapambetura të lojtarëve. Prej kohësh tashmë gjendja ekonomike e ekipit të Parmës është kritike,  ku vetë futbollistët i kanë vendosur një ultimatum klubit deri në datën 16 shkurt për t’i paguar ose në të kundërt do të ndërmarrin hapa ligjore.
 
Për të dalë nga kjo situatë, siç theksohet nga mediat italiane “Barilla” i ka ofruar Taçi 50 milionë euro për blerjen e ekipit, ofertë kjo që duket se është pranuar nga ana e biznesmenit shqiptar.
 
Vendimi i Taçit për t’u tërhequr nga Presidenca e ekipit të futbollit italian, vjen mbi një muaj pas blerjes nga ana e tij të ekipit italian, ku këtë gjë ai e finalizoi më 19 dhjetor të vitit të kaluar. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra