Real Madridi ka shumë lojtarë që nuk bëjnë pjesë në projektin e trajnerit Zinedine Zidane dhe një prej tyre është Lucas Vazquez, i cili është në shitje. Anësori i djathtë tashmë është një hap larg transferimit tek Arsenali, që ka bërë një ofertë tunduese: 32 milionë euro, plus 3 milionë në bonuse.
Një ofertë joshëse, që pritet të pranohet nga Reali, që ka shpenzuar shumë këtë verë dhe po shet gjithë lojtarët e panevojshëm, për të tentuar kalimin e shifrës 300 milionë euro në arkëtime.
Lucas Vázquez, tashmë 28 vjeç, ka qenë një rezervë luksi te Reali në 4 sezonet e fundit, duke luajtur 122 ndeshje në La Liga, por vetëm 53 titullar, me 11 gola të shënuar në total në kampionat. Për anësorin e djathtë ka pasur interesim edhe nga Inter, Bayern e PSG, por asnjë ofertë konkrete.