Rezervuari në Myzeqe, PD ngre
në protestë fermerët: I padobishëm

Rezervuari në Myzeqe, PD ngre<br />në protestë fermerët: I padobishëm
Partia Demokratike ka organizuar sot një protestë me fermerët e zonës së Thanës në Lushnje, kundër shpenzimeve 2 milionë euro për ndërtimin e  një rezervuari. Inaugurimi i veprës disa ditë më parë, për fermerët protestues është propagandë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa u shprehën se investimi në fjalë është i padobishëm.  Sipas tyre, nëse këto para do të ishin investuar realisht sipas nevojave që ato kanë, jeta e tyre do të ishte përmirësuar.

“Erdhi kryeministri këtu por s'na la njeri të flisnim. Kjo nuk është një vepër që na përshtatet ne. Është vjedhur para pa masë me këtë. Ajo tabela për punimet gënjen. Janë hedhur më pak para. Ne po vuajmë dhe kërkojmë mbështetjen e Partisë Demokratike dhe z.Basha. Investimet të ishin bërë në kanalizime, në ujësjellës. Pastaj ky ujë është i kripur dhe s'mund të përdoret për vaditje”, u shpreh një fermer.
 
“Ky investim nuk ka shtuar kapacitetin ujëmbledhës të rezervuarit dhe kanë bërë thjesht një makiazh. Fermerët në këtë zonë kanë 30 mijë hektarë tokë dhe si problem kryesor kanë mirëmbajtjen e kanaleve. Edhe po të ketë ujë këtu, fermerët në fshatrat poshtë nuk do vadisin dot. Ndaj them që ky investim nuk duhej bërë këtu. Investim pa vlerë që nuk i shërben fermerit”, thotë një banor i zonës.

Për kryetarin e Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim Murrizi, investimi nuk ka rritur asnjë centimetër performancën e liqenit. Sipas tij, vetëm me gjysmën e parave të shpenzuara me rezervuarin, mund të pastroheshin 2 mijë kilometra kanal që ka gjithë rrethi i Lushnjës.

protesta e PD

"Nuk shohim që ky investim prej 2 milionë eurosh ti hyjë në punë fermerit myzeqar. Jemi sot këtu si Parti Demokratike në mbështetje të një shqetësimi të drejtë të banorëve të zonës, jo vetëm të fshatit Thanë. Kryeministri i vendit u tall para dy ditësh pasi erdhi dhe iku si një hajdut. Nuk i kontaktoi qytetarët dhe nuk i pyeti për këtë investim prej 2 milionë eurosh, nëse u hynte në punë fermerëve dhe 30 mijë hektarëve tokë apo jo. Ky investim është një buzëkuq me tenderët e kësaj qeverie. Ky investim prej 2 milionë eurosh nuk e ka rritur asnjë centimetër performacën e këtij liqeni. Është projektuar për të mbajtur 65 milionë metra kub ujë dhe diga nuk është ngritur asnjë centimetër”, tha Murrizi.

Redaksia Online
(L.Q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'