Rezoluta, Bushati e Gjosha:
Rezoluta shtysë për reformat

Rezoluta, Bushati e Gjosha:<br />Rezoluta shtysë për reformat
Pas miratimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian të mendimeve e përgatitura nga europarlamentarët mbi rezolutën e raporterit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, ka reaguar dhe Tirana zyrtare.

Për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati projekt-rezoluta është ajo që është përsëritur vijimësisht pas marrjes së dritës së rekomandimit nga Komisioni për hapjen e negociatave: progresi në reformën në drejtësi, veçanërisht zbatimi i ligjit të Vetingut është thelbësor për uljen në tryezën e bisedimeve të anëtarësimit.

Po ashtu, ka përshëndetur dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, për të cilën kjo rezolutë është një tjetër shtysë e fortë, për të vazhduar punën me ritmet e duhura, me të gjitha reformat që mundësojnë luftën e ashpër kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe përmbylljen sa më të shpejtë të reformës zgjedhore.

“Rezoluta e miratuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, është tregues i qartë e një tjetër shtysë e fortë, për të vazhduar punën me ritmet e duhura, me të gjitha reformat që mundësojnë luftën e ashpër kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe përmbylljen sa më të shpejtë të reformës zgjedhore. Janë këto, kriteret kyçe që do të ngrenë standardet e demokracisë në vend dhe do të çojnë përpara procesin e integrimit.

Nëpërmjet dialogut konstruktiv dhe vullnetit për konsensus, kjo rezolutë flet qartë për punën e madhe që na pret në vijim, ku të gjithë aktorët duhet të jenë bashkë, duke mos harruar për asnjë çast se kryeaxhenda e vendit është: Integrimi në Bashkimin Europian”, tha Gjosha. ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka përshëndetur Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flekenshtajn, për mesazhet e përcjella me anë të rezolutës.

“Thirrja e bërë nëpërmjet kësaj rezolute për hapjen e negociatave, me arritjen e progresit të besueshëm në implementimin e reformës në drejtësi, duhet të na angazhojë edhe më shumë që këtë gjuhë pozitive ta përkthejmë në rezultate të prekshme për qytetarët dhe të ardhmen tonë evropiane. Falënderimet më të sinqerta Parlamentit Europian dhe veçanërisht, z. Knut Flackenstein, për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë”, shprehet Gjosha.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve