BRUKSEL- Parlamenti Europian miratoi Rezolutën për Standardet e Lirisë së Medias në Europë, që do të bëjë më të lehtë vëzhgimin në ndërhyrjet e qeverive në media.

Bazuar në raportin e hartuar nga Renate Weber, raportuese për lirinë e mediave dhe pluralizimin në parlamentin europian, është miratuar me 539 vota pro, 70 kundër dhe 78 abstenime.

“Në çdo vend të BE-së të duhet të ketë një legjislacion transparent për të mbrojtur gazetarët dhe punën e tyre”, tha Weber,

Ajo theksoi se “çdo sulm ndaj gazetarëve duhet konsideruar një sulm kundër lirisë së medias dhe kundër të drejtës së qytetarëve të BE-së për t’u informuar”.

Gjithashtu në këtë raport ka edhe një sërë rekomandimesh për vendet anëtare të BE-së.

Faktikisht shumë media në Europën Juglindore janë nën presionin e politikës dhe ekonomisë. Raporti kërkon garantimin e lirisë së medias nga çfarëdolloj ndërhyrjeje dhe bëhet thirrje për vendosjen e të drejtave të punës për gazetarët dhe për t’u mundësuar atyre që të punojnë me objektivitet e të pavarur.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)