Rezoluta e KiE për Kosovën
Leskaj: Berisha s’mori pjesë 2 vite

Rezoluta e KiE për Kosovën<br />Leskaj: Berisha s’mori pjesë 2 vite
TIRANË - Kryetarja eDelegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës,Valentina Leskaj, nuk tërhiqet nga ideja se Sali Berisha mund të kishte ndihmuar Kosovën në mbledhjen e 29 janarit, ku u miratuar  Rezoluta për marrëdhëniet e Këshillit të Evropës me Kosovën, . Leskaj tha se nëse ish­kryeministri SaliBerisha, do të kishte qenë prezent gjatë miratimit tërezolutës, amendimet në favor të Kosovës do të kalonin. Por sipas Leskajt, Berisha nukka marrë pjesë në Këshillin e Europës asnjëherë në dy vitet e fundit, ndonëse ështëanëtar i delegacionit shqiptarë. “Meqenëse është spekuluar me këtë çështje unë kam detyrimin për t’u përgjigjur. Mëvjen çudi që Berisha e përmendi Këshillin e Evropës.

Besoj që e ka kuptuar që kaspekuluar herën tjetër. Dua ta filloj me ato spekulime që ka bërë javën e kaluar. ZotiBerisha i cili prej 2 vjet e gjysmë për Kosovën, asnjëherë nuk ka ardhur në Këshillin eEvropës”, tha Leskaj.Ajo u shpreh se bindur nëse Berisha do të kishte marrë pjesë, do të kishte lobuar tekpartitë Popullore Evropiane për shkak të eksperiencës dhe lidhjeve që ka.Kryetarja e delegacionit të Shqipërisë në KiE tha se grupi socialist votoi pro rezolutës me 22 vota, ndërsa Partitë Popullore Evropiane vetëm me 9.“Nëse Berisha do kishte ardhur do kishte ndikuar tek grupi i Partive Popullore që edheata të jepnin gjysmën e votave tona, ai amendament do kishte kaluar,” u shpreh Leskaj.

Në fund të fjalës së saj, Leskaj shtoi:“Diversioni nuk i shërben Kosovës dhe ne. Sfidaqë kemi përpara duhet të na bëjë bashkë sepse ka të bëjë me çështjen kombëtare.Kështu duhet të punojmë bashkë…”. Më herët, Sali Berisha përshëndeti rezolutën e mbajtur nga Parlamenti Evropian përKosovën, duke e konsideruar atë si shumë tërëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.“Përshëndes përzemërsisht rezolutën e ParlamentitEvropian të sapo votuar për Kosovën e cila i jepmbështetje të fuqishme Kosovës në përpjekjet e saj për zhvillim, integrim euroatlantik,konsolidim të shtetit ligjor.

Kjo konfirmon mbështetjen si një votim i dytë historik përKosovën në Parlamentin Evropian, pas MSA­së. Kjo rezolutë mbështet heqjen e vizavedhe dënon qëndrimet Serbisë e ndërhyrjet e saj ndaj Kosovës”, tha Berisha.Por nga ana tjetër, ai ka kritikuar qëndrimet e Shqipërisë në raport me Kosovën ku kaakuzuar qeverinë shqiptare për mungesë projektesh bashkëpunimi me Kosovën, gjë që,sipas Berishës, ka manifestuar një servilizëm ndaj Serbisë.“Më duhet të them dhe të denoncoj këtë qeveri që ka manifestuar në mënyra tëndryshme një servilizëm ndaj Beogradit dhe geuiniteteve të veta. Pse ndalohet flamuri iKosovës kur luan kombëtarja, këtë e bëri Rama që dekoroi dhe Bregovicin, si kamundësi që s’ka një njohje në dy vjet, pasi Shqipëria s’ka dhënë kontribut.

Si ka mundësiqë mbyllen ambasadat qe u hapën për të ndikuar në njohjen ndërkombëtare tëKosovës? Si ka mundësi që s’merret asnjë me nismën e Berlinit e Vjenës, për asnjëprojekt Kosovë­Shqipëri. Projektet dërgohen në drejtime të tjera, kur në rrafshekonomik, projektet Shqipëri Kosovë janë më të leverdishme”, shtoi ai.Më 29 janar KiE miratoi një rezolutë për marrëdhëniet e institucionit me Kosovën, ku veçtë tjerash u miratuan disa amendime të propozuara nga Serbia për forcimin e UNMIK­utnë Kosovë.
 
SOm
Amendimet serbe u miratuan vetëm me një votë më shumë, ku e djathta evropiane votoi pro Serbisë, ndërsa e majta, votoi pro Kosovës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois