Kongresi amerikan ka miratuar një rezolutë ku dënohet terrorizmi shtetëror i regjimit të Teheranit dhe shprehet mbështetja e opozitës iraniane të udhëhequr nga Maryam Rajavi, për të themeluar një shtet demokratik.
Kjo rezolutë dënon terrorizmin e përdorur nga regjimi iranian në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, e cila gjen shprehje më së shumti në tubimet që opozita iraniane MEK në Villepinte, në Paris, si dhe në komplotin terrorist kundër Muxhahedinëve në Shqipëri.
Në këtë konferencë, Hakeem Jeffries, Kryetar i grupimit të kongresmenëve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve, shprehu mbështetjen e tij për rezistencën iraniane dhe për një Iran të lirë, demokratik e jo-bërthamor.
Rezoluta 374 u bëri gjithashtu thirrje qeverive që t’i ndalojnë veprimtaritë armiqësore të misioneve diplomatike iraniane dhe t’i mbyllin ambasadat e këtij regjimi, si dhe të shprehen në mbështetje të planit me dhjetë pika të Presidentes së zgjedhur iraniane Maryam Rajavi për një Iran të lirë.
18 muaj pas parandalimit të një sulmi gjatë kremtimit të festës së sulltan Nevruzit në Tiranë (mars 2018), auroritetet shqiptare para pak ditësh zbuluan një celulë terroriste ku operativët iranian të forcave QUDS planifikonin sulmet në Ballkan të drejtuara nga një kriminel turk, trafikant ndërkombëtar droge, Abdulselam Turgut, ose një tjetër trafikant droge i lidhur me të, të cilët nga viti 2018, kanë dërguar në Shqipëri operativë të forcave revolucionare iraniane, për sulme kundër muxhahedinëve refugjatë në Shqipëri, MEK.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor, 09:00
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor, 08:56
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor, 17:18
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor, 19:34
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor, 21:11
-
Kush po i SHPËRDORON pasuritë ujore të Shqipërisë? Esencë-Report Tv
6 Dhjetor, 21:27
-
Trump e propozoi për Kryeprokuror, republikanët bllokojnë hetimin e Matt Gaetz nga Kongresi
6 Dhjetor, 15:23
-
Rritet shqetësimi nga thellimi i bashkëpunimit mes Pekinit, Moskës, Phenianit dhe Teheranit
6 Dhjetor, 07:36