Rezoluta e përbashkët për Kosovën, Rama në Kuvend: Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, kujt ja drejton?! Propagandë ‘kinse patriotike’

 

Kryeministri Edi Rama në kuvend ka komentuar rezolutën e përbashkët për Kosovën. Ndërsa PS është tërhequr nga drafti i saj dhe është pranuar rezoluta e PS, Rama ka shfaqur hapur kritikat për draftin e rezolutës, duke thënë se kjo është një rezolutë që është shfaqur si propagandë e opozitës kundër qeverisë. Rama tha “Cilat parlamente të vendeve anëtarë te NATO, kush miraton rezoluta të tilla drejtuar botës”.

"Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft rezolutë e depozituar në Kuvend që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik, kinse patriotik, fill pas rezolutës së Kosovës pas ngjarje strategjike ku u vra Afrim Bunjaku nga një grup kriminal serb që ushtroi terror në veri të Kosovës. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën dhe detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre që u drejtohen për mbështetje politike fuqive aleate dhe organizmave ndërkombëtare ku Kosova nuk bën pjesë. Po kuvendi i Shqipërisë pjesë e NATO, vend kandidat për BE, vend që ka ulësen, rrugët e komunikimit institucional me botën demokratike, ambasadorët në të gjithë organizmat, kujt ja drejton një rezolutë si ajo që na u propozua. Cilat parlamente të vendeve anëtarë te NATO, kush miraton rezoluta të tilla drejtuar botës. Cili është qëllimi. Përtej propagandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare. Rezoluta të tilla shfaqen me shpejtësi të rrufeshme si dru për oxhakun e programacionit kundër qeverisë, herë si zgjatim i thonjve të krizës në veri, herë si politikë ditore, herë me thirrjen në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në parlamentin e shekullit 21", tha Rama. 

 


Lajmi kryesor:

Kuvendi rezolutë të përbashkët për Kosovën, Rama akuzon Kurtin: Serbia mori dhurata politike nga gabimet e Prishtinës


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja