Rezoluta Kosovës në KiE, PD: 
Mazhoranca e papërgjegjshme 

Rezoluta Kosovës në KiE, PD: <br />Mazhoranca e papërgjegjshme 
TIRANE - Partia Demokratike akuzoi sot mazhorancën për papërgjeshmërinë e treguar në Këshillin e Europës, ku dje u kalua një rezolutë, e cila rikthen disa prej standardeve të para-pavarësisë së Kosovës, dhe i jep UNMIK-t kompetenca shtesë në marrëdhëniet me organizma si INTERPOL dhe EUROPOL.

Në një deklaratë për shtyp, sekretari i Departamentit për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku, tha se ‘miratimi i kësaj draft-rezolute në komitetin politik të KiE-së kaloi pa praninë e të vetmes përfaqësuese të Shqipërisë në këtë komitet, Valentina Leskaj.

“Amendamentet e Serbisë mund të ishin rrëzuar nëse zëvendës-Presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE-së të kishte pergjegjësinë e pjesëmarrjes në komitetin politik, aq më tepër që përfaqesuesi i Shqipërisë është edhe më i domosdoshëm në mungesë të përfaqësimit të Kosovës.Në këto kushte, duhej të kishte një reagim të shpejtë të diplomacisë dhe një koordinim me Prishtinën zyrtare”, vërejti Çollaku.

Pas UNESCO-s, shtoi ai, ky është dështimi i dytë i paprecedent i diplomacisë nën drejtimin e Edi Ramës.

Deklarata e PD
Mazhoranca ka treguar edhe në Këshillin  e Europës papergjegjshmëri në perfaqesimin e interesave kombetare.

Dje Këshilli i Europës ka kaluar një rezolute e cila rikthen disa prej standardeve të para-pavarësisë së Kosovës, i jep UNMIK kompetenca shtesë në marrdhëniet me organizmat si INTERPOL dhe EUROPOL.

Por miratimi i draft-Rezolutës në komitetin politik të këshillit të Europës ka kaluar pa praninë e të vetmes përfaqesuese të Shqipërisë në këtë komitet zonjës Vlentina Leskaj.

Amendamentet e Serbisë mund të ishin rrëzuar nëse zëvendës-Presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE  të kishte pergjegjësinë e pjesmarrjes në komitetin politik, aq më tepër që perfaqesuesi i Shqipërisë është edhe më i domosdoshëm në mungesë të përfaqësimit të Kosoves.

Në këto kushte, duhej të kishte një reagim të shpejtë të diplomacisë dhe një kordinim me Prishtinën zyrtare.

Leskaj mesa duket ka qënë e zënë me tenderat dhe koncesionet e djemve të saj dhe nuk ka pasur kohë të ishte në komitetin politik.

Ashtu si e gjithë qeveria këto kohë është në gare kush vjedh me shume dhe as që i behet vonë se çfarë po ndodh në raport me politikën e jashtme dhe as të brendshme të Shqipërisë dhe aq me pak të Kosoves.

Pas Uneskos, ky është dështimi i dytë i paprecedent i diplomacisë nën drejtimin e Edi Ramës.

Interesat e Kosovës dhe të Kombit nuk janë prioritet per qeverine e korruptuar dhe të babëzitur të Edi Ramës.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur