TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vlerëson Rezolutën e miratuar sot unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë, si një akt që dëshmon pjekuri politike tek të gjitha palët. Duke e përshëndetur vullnetin e mirë për të rikthyer normalitetin e domosdoshëm të jetës parlamentare në vend, u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë që t’u qëndrojnë e zbatojnë me besnikëri, vendosmëri dhe në bindje të plotë angazhimeve të ndërmarra ndërsjelltas.
“Ky është një hap pozitiv në vigjilje të vitit të ri, gjatë të cilit qytetarët shqiptarë presin nga klasa politike më shumë punë për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.”- thuhet në njoftimin e Presidencës.
Me këtë rast, Presidenti Nishani vlerëson angazhimin dhe vëmendjen në rritje që Bashkimi Europian po i kushton zhvillimit të mëtejshëm të vendit në të gjitha drejtimet, si dhe posaçërisht rolin shumë të dobishëm të eurodeputetëve që u angazhuan për normalizimin e jetës parlamentare në vend.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com