Rezoluta për Kosovën, Berisha:
Vlerësoj Parlamentin Evropian

Rezoluta për Kosovën, Berisha:<br />Vlerësoj Parlamentin Evropian
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka përshëndetur sot rezolutën e mbajtur nga Parlamenti Evropian për Kosovën, duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.

Përshëndes përzemërsisht rezolutën e Parlamentit Evropian të sapo votuar për Kosovën e cila i jep mbështetje të fuqishme Kosovës në përpjekjet e saj për zhvillim, integrim euroatlantik, konsolidim të shtetit ligjor. Kjo konfirmon mbështetjen si një votim i dytë historik për Kosovën në Parlamentin Evropian, pas MSA-së. Kjo rezolutë mbështet heqjen e vizave dhe dënon qëndrimet Serbisë e ndërhyrjet e saj ndaj Kosovës” tha Berisha.

Por nga ana tjetër, ai ka kritikuar qëndrimet e Shqipërisë në raport me Kosovën ku ka akuzuar qeverinë shqiptare për mungesë projektesh bashkëpunimi me Kosovën, gjë që, sipas Berishës, ka manifestuar një servilizëm ndaj Serbisë.

Më duhet të them dhe të denoncoj këtë qeveri që ka manifestuar në mënyra të ndryshme një servilizëm ndaj Beogradit dhe geuiniteteve të veta. Pse ndalohet flamuri i Kosovës kur luan kombëtarja, këtë e bëri Rama që dekoroi dhe Bregovicin, si ka mundësi që s’ka një njohje në dy vjet, pasi Shqipëria ska dhënë kontribut. Si ka mundësi që mbyllen ambasadat qe u hapën për të ndikuar në njohjen ndërkombëtare të Kosovës? Si ka mundësi që s’merret asnjë me nismën e Berlinit e Vjenës, për asnjë projekt Kosovë-Shqipëri. Projektet dërgohen në drejtime të tjera, kur në rrafsh ekonomik, projektet Shqipëri Kosovë janë më të levërdisshme” shtoi ai.

Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën e krijuar në vend sa i takon rendit e sigurisë, pas vrasjeve të fundit të ndodhura në qytete të ndryshme duke e krahasuar vendin me një mini Afganistan. Ai ka akuzuar ministrin Tahiri dhe Kryeministrin Rama si të lidhur me grupet kriminale dhe si mbështetës të veprimtarisë së tyre.
 
Ky vend shëmbëllen çdo ditë një mini Afganistan në mes të Europës, duke parë ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në vend duke rritur shkallën e kriminalitetit. Krimi vesh uniformën për të thënë se ligjin e bëj unë, kështu është kur ministri është anëtar bandash, kur kryeministri është i lidhur kokë e këmbë me Shullazin, hakmarrjen për drejtësi e me banda të tjera. Krimi do veshë uniformën e spaletat. Qëllojnë ku të duan, ku vetëm në 30 ditë janë bërë 18 vrasje. Krimi peshon qeverinë në trofetë e krimit, Rama e ka kthyer qeverinë në bazë kriminale” u shpreh Berisha.

Sa i takon çështjes së koncesioneve, ish kryeministri ka akuzuar edhe vëllain e Kryeministrit Edi Rama, Olsin, si të përfshirë në afera korruptive përmes koncensioneve ose partneriteteve publik-privat.

Keni gjetur një mekanizëm të koncesioneve me pagesë për të ndarë lekët, paguheni për të vjedhur, keni vendosur partneritetin me privatin vjedhjen, në këto koncesione janë dhënë 375 miliard lekë ose 3.7 miliard dollarë. E morët në 2013 borxhin në 62.7 dhe e rritën në 74% pa ndërtuar asnjë rrugë. Shqipëria është Afganistan i vogël, vëllai i tij është përfshirë në afera, mbi TVSH-në e qytetarëve, kompania e Honkongut është kontaktuar nga Olsi Rama e Gaz Demi, tani del ortaku i Olsi Ramës, Olsi Rama është përfshirë edhe në afera për naftën, Spitallën, mashtrim i paskrupullt për sistemin e kasave fiskale” përfundoi Berisha.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois