Rezoluta për konfiskimin e pasurive ruse, Basha: Mesazh për Putin dhe agresorët në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria të qëndrojë krah Kosovës

 

Kreu i PD Lulzim Basha në një konferencë për shtyp për mediet ka folur për vendimin e Komitetit politik të Këshillit të Europës për miratimin e propozimit për rezolutë për konfiskimin e mbi 300 miliardë euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Mesazhi që jepet me këtë mekanizëm Basha tha se është jo vetëm ndaj Vladimir Putin por edhe ndaj agresorëve të tjerë potencialë në Ballkanin Perëndimor.

“Katër çështje kam për të parashtruar që kanë të bëjnë me zhvillime aktuale. Ndonëse është një çështje që lidhet edhe me Shqipërinë me Kosovën dhe rajonin. Kjo është miratimi i djeshëm unanim për komitetin për demokracinë dhe cështjet politike të asamblesë parlamentare të KiE, propozimi im mbi një temë për të cilën keni raportuar gjerësisht dhe ka të bëjë me konfiskimin e aseteve të federatës ruse të gjendura jashtë federatës ruse dhe të vendosjes së tyre në procesin e rimëkëmbjes dhe ndihmës ndaj Ukrainës. Do të konkretizohet në një fond ndërkombëtar në një komision ndërkombëtar. Vendim i djeshëm vjen 24 orë pas një vendimi të ngjashëm me senatin e shba. Miratimi i një projektligji për një qasje të tillë edhe në SHBA.

Dy konkluzione dua të ndaj. E para ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Shkon përtej asaj që kap syri. Dy qendra konflikti kanë kaluar në konflikte të nxehta njëra është Ukraina tjetra lindja e mesme. Me një hap të tillë nuk është vetëm një mesazh ndaj Putinit por edhe në një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani Perëndimor. Në shtator të vitit të kaluar u tentua e njëjta mënyrë siç po tentohet në Ukrainë. E kam fjalën për sulmin në Banjskë ku qëllimi ishte të imponohej me forcë një realitet i ri. Mesazhi që dërgojmë përmes konfiskimit të pasurive është mesazh paralajmërimi për të gjithë agresorët kudo në botë  por edhe në BP.”


Lajmi kryesor:

Mallkimi i Bashës: Kush ka frikë nga SPAK, Zoti e lëntë pa gjumë! Bllokimi i ‘Zgjedhores’ qarravitje, për interesa personale


B.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës