Rezultat e majta 83 mandate
e djathta merr vetëm 57
Zgjedhjet e 23 qershorit, kur ka mbërritur numërimi i fletëve të votimit në mbi 70% për qind të kutive të votimit në të gjithë vendin kanë shënuar me të vërtetë një rezultat plebishitar në favor të koalicionit të majtë
TIRANE - Zgjedhjet e 23 qershorit, kur ka mbërritur numërimi i fletëve të votimit në mbi 70% për qind të kutive të votimit në të gjithë vendin kanë shënuar me të vërtetë një rezultat plebishitar në favor të koalicionit të majtë. Kështu, koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Evropiane" e kryesuar nga lideri i opozitës Edi Rama nga numërimi i deritanishëm ka shënuar një rezultat fantastik me 84 mandate deputetësh.
Rezultat ky që nëse mbahet deri në fund, tendenca është, mund të sjellë dhe plotësimin e numrit të deputetëve që do të shënonte marrjen e vendimeve me shumicë të cilësuar pa asnjë ‘dhimbje koke’, sikurse ka ndodhur në dy legjislaturat e kaluara të Kuvendit të Shqipërisë kur mazhoranca e kryesuar nga kryeministri Berisha ishte tepër e brishtë.
Ndërkohë që shpërndarja e mandateve për deputetë sipas përllogaritjeve të deritanishme është 65 mandate për PS, 16 mandate për LSI, nga një mandat deputeti për PBDNJ e Dules dhe PKDSH të Muslisë në Shkodër. Ndërkohë që mazhoranca aktuale ka shënuar një shembje totale, ku nga numërimi i deritanishëm ka arritur të sigurojë vetëm 57 mandate.
Nga të cilët 49 mandate deputetësh i përfiton PD e kryesuar nga Berisha, nga katër mandate deputetësh marrin PR e Mediut dhe PDIU e Idrizit.
Beteja është në Tiranë, ku PD dhe PS lufton për të marrë një mandat.
Deri tani koalicioni i majtë ka një diferencë prej 16 mandatesh me koalicionin e djathtë në të gjithë vendin, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009 ku mazhoranca e djathta arriti të marrë sëbashku 70 mandate deputetësh dhe ku bashkë me LSI arriti të krijonte koalicionin qeverisës që qëndroi në krye të vendit bashkë deri dy muaj më parë, kur LSI iku nga koalicioni qeverisës shkuar me Ramën në opozitë.
(Në foto projeksioni i mandateve në rang vendi me 3942 QV të numëruara nga 5508)Nga ana tjetër pritet që të ketë dhe një rritje të partisë së drejtuar nga Petro Koçi, PSV 91, e cila për vetëm 500 vota mund të marrë një mandat, por ky mandat hiqet në bllokun e majtë dhe me shumë gjasa nga mandati i dytë i LSI e cila e ka përfituar deri më tani dhe po e shtrëngon fort, pasi nuk ka lëvizje të këtyre raporteve tashmë që ka kaluar limiti i 60 për qind të kutive të votimit të numëruara. Ndërsa Topi me FRD lufton për një mandat në Tiranë që e merr nga PD dhe largon përfundimisht ish-socialistin Kastriot Islami nga Kuvendi.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print)25.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.7%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2784
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët
27 Nëntor, 21:04
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
‘Je plagosur me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova
27 Nëntor, 20:00
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39