Rezultatet e analizës shkencore, janë përdorur tre armë për të qëlluar ish-presidentin Trump

Rezultatet e analizës shkencore, janë përdorur tre armë për të qëlluar ish-presidentin Trump

Tre armë janë përdorur për të qëlluar ish-presidentin amerikan Donald Trump gjatë tubimit të tij në Butler, Pensilvani. Kjo është ajo që del nga analiza shkencore, raporton CNN.

Dje FBI deklaroi se vrasësi ka vepruar i vetëm. Tre të shtënat e para ishin në përputhje me armën e supozuar A, pesë të tjerat ishin në përputhje me armën e pretenduar B dhe "pulsi akustik" i fundit u lëshua nga një armë e mundshme C, sipas analizës nga Catalin Grigoras, drejtor i Qendrës Kombëtare për Mjekësinë ligjore të medias në Universitetin e Kolorados në Denver dhe Cole Whitecotton, ekspert në të njëjtin institucion.

Sipas ekspertit Robert Maher, analizat e audios konfirmuan se personi i armatosur ishte 120-150 metra larg podiumit kur u dëgjuan të shtënat.


Lajmi kryesor:

Analiza shkencore, 3 armë të përdorura në sulmin ndaj Trump! Kongresi hap hetimet për Shërbimin Sekret! Ish presidenti: Supozohej të mos isha këtu, por të kisha vdekur


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë