Rezultatet e dobëta të fëmijëve në shkollë, banorët e Papërit në Elbasan në protestë

Banorët e fshatit Papër Sollak në njësinë administrative Papër te Elbasanit protestuan paraditen e sotme para ambienteve te DAR. Sipas prindërve ata ankohen për rezultatet e dobëta që kanë fëmijët e tyre në shkollë. Për këtë ata bëjnë përgjegjës stafin mësimor, të cilët sipas tyre nuk kanë arsimimin përkatës.

Ata shtojnë se për këtë fakt i janë drejtuar drejtorisë së shkollës dhe asaj arsimore prej më shumë se një viti por nuk kanë gjetur zgjidhje. Prindërit thonë se nëse situata e tyre nuk merr zgjidhje do ti përshkallëzojnë protestat, pasi janë të shumtë personat e diplomuar për mësues që aktualisht janë të papunë.

Arrogant shfaqet në qëndrim drejtori i komanduar i Drejtorinë Arsimore Rajonale të Elbasanit, Alqi Çabiri. Ai shprehet kundër publikimit të situatës  në media, ndaj nuk pranon të prononcohet.

Më pas Çabiri fton një përfaqësi të prindërve në takim pa praninë e medias. Në fund të takimit prindërit theksojnë se Drejtori u ka premtuar se do ta ndjekë shqetësimin e tyre, por se nuk ka kompetenca të pushojë mësues nga puna.

Ky vit shkollor ka nisur me mjaft probleme për arsimim në Elbasan. Protesta zhvilluan për gati tre javë banorët e Menglit për shkollën, cështje e cila u zgjidh falë vendosmërisë së tyre, ndërsa nuk munguan as incidentet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 05/10/2018 19:38

    E gjeti nje kauze tjeter Luciano Boci qe te merret nja nje jave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve 

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve