EGJIPT - Egjiptianët duket se kanë miratuar draftin e Kushtetutës së re në referendumin e mbajtur dy të shtunat e fundit, -sugjerojnë të dhënat e para jozyrtare nga numërimi i votave.
Rezultatet e njoftuara nga media shtetërore e Kajros, tregojnë se rreth 63 për qind e votuesve kanë votuar pro Kushtetutës së re, në një proces që solli trazira të mëdha e një ngërç politik mes mbështetësve të presidentit Mohamet Mursi dhe kundërshtarëve të tij të opozitës.
Këta të fundit vazhdojnë të këmbëngulin se dokumenti tradhton revolucionin që rrëzoi nga pushteti Hosni Mubarak. Ndërsa mbështetësit e Mursit, kryesisht islamikët e Vëllazërisë Myslimane thonë se Kushtetuta e re do të sigurojë Demokracinë dhe do të inkurajojë stabilitetin.
Pjesëmarrja në referendum ka kapur vetëm 30 për qindëshin, dhe opozita thotë se të dyja raundet e votimit janë shoqëruar me parregullsi. Rreth 25 milionë njerëz ishin në listat e votimit për të votuar, dhe Vëllazëria Myslimane tha se me shumicën e votave të numëruara, 70 për qind e tyre janë të favor të Kushtetutës. Edhe Fronti i Shpëtimit Kombëtar i opozitës pranon se po ka fituar në referendum.
Sharia mbetet burimi kryesor i legjislacionit, me Kushtetutën e re, ndërsa kritikët e Mursit pretendojnë se ajo nuk arrin të mbrojë liritë dhe të drejtat e njeriut të cilat ishin kërkesa kryesore në kryengritjen që solli rënien e regjimit të vjetër. Presidenti akuzohet se ka vepruar fort në miratimin e dokumentit që sipas tyre favorizon më së shumti islamikët dhe nuk mbron të drejtat e grave dhe të të krishterëve të cilët përbëjnë 10 për qind të popullsisë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com