Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë
PDK - 37 deputetë, LDK-30, VV-16

Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë<br />PDK - 37 deputetë, LDK-30, VV-16
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë rreth 37 deputetë e në Kuvendin e Kosovës , e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 30 deputetë. Këto janë të dhenat e para nga Qendra e Numërimit të Rezultateve  që janë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë.
 
Në legjislaturën e re, që pritet të konstituohet pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 16 deputetë, ndërsa aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 11 deputetë.

Nisma për Kosovën, e cila arriti ta kaloj pragun zgjedhor prej pesë për qind, do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, me 6 deputetë, që bashkë edhe me partitë e lartpërmendura arrijnë numrin 100 të mandateve në Kuvend.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka 120 vende gjithsej, kështu që 20 mandatet tjera do t’iu takojnë minoriteteve, mandate të fituara e të garantuara, në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit, zbatimi i të cilit vazhdon të sigurohet me anë të Kushtetutës.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut