FRANCE- Pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare evropiane në të cilat fitorja e Partive euroskeptike dhe anti-BE tejkaluan parashikimet, kanë reaguar liderët evropianë të bllokut. Presidenti francez, François Hollande, partia e të cilit u mund nga Fronti Kombëtar e ekstremit të djathtë, u shpreh se BE duhet të reformohet dhe të rrisë fuqinë e tij, në një kohë kur mbështetja e partive europskeptike dhe ekstremiste të djathta po vjen në rritje. Ai u shpreh se BE ishte bërë shumë kompleks dhe i dobët.
“Europa duhet të jetë e thjeshtë, e qartë dhe duhet të jetë efektive aty ku duhet e të tërhiqet aty ku nuk është e nevojshme”, u shpreh ai për një stacion televiziv francez. Në një takimin që pritet të zhvillohet në Bruksel ai pritet t’u sugjerojë liderëve të BE se duhet të fokusohen në rritjen e ekonomisë.
Megjithëse partia Kristian Demokrate e kancelares gjermane Angela Merkel fitoi, ajo e quajti suksesin e partive ekstremiste të djathta të vajtueshëm. Ajo u shpreh se vendet duhet të rifitonin elektoratin duke ofruar rritje ekonomike dhe vende pune.
Ndërsa kryeministri britanik David Cameron, partia konservatore e të cilit humbi shtatë vende në parlamentin evropian, tha se liderët e BE-së duhet të nxjerrin mësime nga rezultati i këtyre zgjedhjeve. Ai shtoi se pjesëmarrja dhe rezultati i zgjedhjeve tregojnë nevojën për reforma në punësim dhe progres. Partia e Kameronit fitoi 19 vende në parlamentin evropian, ndërkohë që euroskeptikët e Partisë së Pavarësisë 24, ndërsa Laburistët 20 vende.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso u bëri thirrje grupeve pro-BE të bashkoheshin për t’i bërë ballë fitores së euroskeptikëve pas zgjedhjeve parlamentare. Në konferencën e presidentëve që do të zhvillohet sot, në të cilën marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare dhe presidenti i Parlamentit Evropian, do të diskutohet se si do të ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve në tablonë politike të Evropës dhe në atë të Parlamentit, gjithashtu dhe se si do të ndikojnë ato në zgjedhjen e presidentit të Komisionit Evropian.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com