Rezultatet fantastike dhe kampione Europe, Gega në nominim për atleten e muajit në Europë

Rezultatet fantastike dhe kampione Europe, Gega në nominim për atleten e muajit në Europë

Atletja Luiza Gega

Luiza Gega është një nga kandidatet për çmimin e sportistes më të mirë të muajit nga Federata Europiane e Atletikës. Kjo për arsyen se pak ditë më parë atletja shqiptare u shpall kampione Europe në garën e 3000 metrave me pengesa.

Gega është na balotazh sëbashku me 3 atlete të tjera që u shpallën kampione në Europianin e Munihut në disiplina të ndryshme.

Përveç Gegës, në këtë nominim janë edhe holandezja Femke Bol, e cila fitoi tri medalje ari në Europian, përkatësisht në 400 metra, në 400 metra me pengesa dhe në stafetën 4×400 metra. Në nominim është edhe Gina Lückenkemper, sprintierja gjermane që shkëlqeu në eventin e shtëpisë duke marrë dy të arta, respektivisht në 100 metra dhe në stafetën 4×100 metra. Gjithashtu, në këtë katërshe është edhe grekja Antigoni Ntrismpioti, medaliste e artë në 35 km dhe 20 km ecje atletike në Europian.

33-vjeçarja Luiza Gega, siç dihet, gjatë këtij viti ka thyer shumë rekorde, duke tejkaluar veten garë pas gare. Rezultatet e saj janë gjithnjë “top” për nivelet europiane dhe botërore, duke mos e vendosur për asnjë moment në diskutim kapjen e normave kualifikuese.

Votimi në faqen europiane të atletikës do të vijojë deri mesditën e së enjtes. Nëse Luiza Gega e fiton këtë çmim, do të ishte herë e dytë për të që zgjidhet si atletja më e mirë europiane e muajit, pasi siç dihet, këtë vlerësim e ka marrë edhe në janar të 2020-ës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku