Rezultatet, mbetës në matematikë 25% e maturantëve

Rreth 10 mijë maturantë nuk kanë mundur të marrin note kaluese në provimin e detyrueshëm të matematikës për mature shtetërore. Numri i nxënësve mbetës në këtë testim është disa herë më i lartë krahasuar me një vit më parë. Për ekspertët e maturës, shkalla e vështirësisë së testit ishte njësoj me një apo disa vite të shkuara, por rritja e pragut për të marrë notë kaluese është një nga faktorët që ka sjellë këtë rezultat. Deputetja në Komisionin e Medias dhe Srsimit, Ledi Shamku tha se ky është niveli real i nxënësve, i cili është mbuluar për vite të tëra nga Ministria e Arsimit. Në testin e matematikës nga 45 mijë maturantë, 14 mijë janë vlerësuar me notën 5, 2249 kanë mundur të marrin notën 10, ndërsa vetëm 239 maturantë kanë kapur pikët maksimale duke e zgjidhur saktë çdo pyetje të testit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë