Rezultatet, votat e moshës së tretë
​ nxjerrin Britaninë e Madhe nga BE

Rezultatet, votat e moshës së tretë<br />​ nxjerrin Britaninë e Madhe nga BE
Rreth 52% e britanikëve vendosën që vendi i tyre të dalë nga Bashkimi Europian, kundrejt 48% të atyre që ishin pro qëndrimit në Unionin 28-anëtarësh.

Por si votuan britanikët? Cilat grupmosha votuan në masë për qëndrimin dhe cilat për largimin nga BE? Shifrat zyrtare kanë zbardhur një fakt mjaft interesat sesi moshat e thyera, konkretisht mosha e tretë dhe të rinjtë kanë votë diametralisht të kundërt nga njëri-tjetri.

Votuesit e referendumit mbi 65 vjeç kanë votuar në masën 58% për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, kundrejt 33% të atyre që kanë votuar për 'qëndrimin'.

rezultatet e referendumit

(Tabela si kanë votuar grupmoshat në referendumin britanik)

Ndërsa grupmosha 18-24 vjeç ka votuar plot 64% për 'qëndrimin' e vendit në Union, ndërsa 24% e tyre kanë votuar për 'daljen'. Kjo tregon se të moshuarit janë ndikuar më fort nga rrymat nacionaliste të politikës britanike të cilët mbrojtën fort kauzën e daljes nga BE, pavarësisht dritëshkurtësisë së kësaj politike të mbrapshtë.

Ndërsa të rinjtë, si më të moderuar, kanë votuar për të ardhmen e tyre, duke preferuar qëndrimin në BE. Dhe ata që e pësojnë nga referendumi janë pikërisht të rinjtë, të cilët, sipas përllogaritjeve do të vuajnë për plot 69 vite, pasojat e daljes nga BE. Ndërsa të moshuarit, janë në prag të "mbylljes së kapitullit", dhe vetëm 16 vite do të "vuajnë".

rezultatet e referendumit
(Rezultatet e referendumit të Britanisë së Madhe)

Britania e Madhe zgjodhi të dalë nga Bashkimi Europian, 43 vjet pas anëtarësimit në të, si shkak i mospërputhjes së politikave të Brukselit me ato të Londrës. Sot, BE ka një anëtar më pak dhe frika që ekziston është ai i një efekti zinxhirë, çka do të vinte në pikëpyetje ekzistencën e Unionit.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre