Rezultati i referendumit në Britani
kryeminsitri Cameron dorëhiqet 

Rezultati i referendumit në Britani<br />kryeminsitri Cameron dorëhiqet 
Britania ka votuar në mënyrë të qartë të enjten e 23 qershorit në favor të largimit nga BE-ja , por ky është vetëm fillimi i një procesi shumë të gjatë para se zyrtarisht të zgjidhë veten nga rrjeti i institucioneve të Brukselit.Në një deklaratë për mediat pas bërjes publike të rezultatit qëë i nxjerr jashtë BE-së britanikët David Cameron kryeminsitri i Anglisë dha dorëheqjen.

Ai tha se pavarësisht rezultatit ai i qëndron mendimit se Britania është më e fortë brenda Bashkimit Europian. Megjithatë shtoi kryeminsitri në fjalën e tij mjaft të qartë këtë duhet ta vendosë një lidership i ri në krye të vendit.

"Nuk do të ketë ndryshime të jashtme për ata që jetojnë në Britani .Duhet të përgatitetmi për negociata me unionin. Kërkoj angazhimin nga vendet e BE. Kjo duhet të kërkojë lidership të vendosur e të fortë. Jam krenar që jam kryeminsitër i këtij vendi. Ne kemi bërë reforma në Arsim e shëndetësi e i kemi krijuar mundësi të gjithëve, liri edukimi martesa të çdo seksi. Prandaj ne krijuam ekonominë tonë për ta sjell në kushtet e sotme. Vazhdoj ti mbetet mendimit tim se jemi më të fortë në BE. Nuk ishte rruga që rekomandova. Besoj se vendit i duhet një lidership i ri më i freskët dhe vendit i duhet stabilitet. Pavarësisht rezultatit"-tha britaniku Cameron

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre