TIRANE- Opozita po punon në disa fronte për denoncimin e standardeve të këtyre zgjedhjeve. Së pari, paralelisht me analizën zgjedhore, në çdo bashki po punohet për dokumentimin e çdo shkeljeje zgjedhore, për të përpiluar një dosje të madhe të cilën do ta konsiderojnë si provë e dhunimit të zgjedhjeve. Së dyti, opozita po vijon betejën e saj në kërkimin e ndihmës së ndërkombëtarëve për të marrë prej tyre konfirmimin se këto zgjedhje nuk ishin me standarde demokratike.
Analiza
Edhe pse nxjerrja e përgjegjësve për rezultatin zhgënjyes të opozitës në këto zgjedhje do të fillojë në shtator, Lulzim Basha ka ngritur një grup pune për drejtimin e këtij procesi. Ai përbëhet nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, deputeti për çështjet ligjore, Eduard Halimi, si dhe ai për çështjet zgjedhore, Oerd Bylykbashi.
/Shqiptarja.com