TIRANE- Rezultati i dobët i LSI-së në disa zona do tu kushtojë pozicionin strukturave aktuale. LSI do të ketë një riorganizim total, ku timoni i partisë do tu lihet atyre që kanë pasur rezultatin më të lartë në këto zgjedhje. LSI ka mbledhur kryesinë e saj për të analizuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ku Meta është ndalur tek arritjet e kësaj partie, por nuk ka kursyer kritikat ndaj strukturave të tij në disa zona. Dega e LSI në Pogradec është e para që do të riorganizohet tërësisht.
Ky vendim vjen pas rezultatit zhgënjyes të kësaj force në këtë bashki, ku kandidatja Diana Mile humbi përballë kandidatit të PD. Meta vlerësoi progresin e kësaj force politike në këtë proces, ndërsa e quajti të papranueshëm rezultatin në Pogradec, për të cilin paralajmëroi dhe ristrukturimin e degës në këtë qytet. Duke falënderuar 260 mijë qytetarët shqiptarë që votuan për LSI-në, por dhe gati 1 milion votuesit që përkrahën koalicionin e ASHE-së, Meta tha se tashmë është e rëndësishme që gjithë shqiptarët të ndihen të fituar dhe të gjithë të prekin frytet e reformës së re territoriale.
/Shqiptarja.com

VIDEO