Rezultati në zgjedhje, anëtarësia e
PLL kërkon dorëheqjen e kryetarit

TIRANË - Anëtarët e Partisë Lëvizja e Legalitetit nëpërmjet një peticioni kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të PLL-së, Sulejman Gjana, dhe shkak janë rezultatet në zgjedhjet lokale të 21 qershorit të këtij viti.

Kërkesa e dorëheqjes është firmosur nga shumica e anëtarëve të degëve të PLL-së në rang vendi.

Në një komunikatë publike drejtuar Gjanës bëhet edhe një analize të shkurtër të rezultatit të zgjedhjeve, ku sipas anëtarësisë PLL-ja ka dalë shumë dobët dhe sipas tyre përgjegjësia bie plotësisht mbi kryetarin.


Sipas tyre, Gjana nuk ka riorganizuar strukturat e partisë dhe nuk ka mbajtur një pozicion të qartë përkrah partive simotra në zgjedhjet e 21 qershorit, dhe kjo sipas tyre solli humbjen në zgjedhje.

Në këto zgjedhje PLL-ja mori 13.812 vota (0.88%), ose të shprehur në mandate 16 anëtarë në këshillat bashkiakë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2011 dhe nën drejtimin e Ekrem Spahiut, PLL-ja fitoi 2 kryetarë komunash, 13 kryetarë Këshilli në bashki dhe komuna, 193 anëtarë Këshilli në bashki dhe komuna, 11 anëtarë në Këshillat e Qarqeve. Vota të shprehura në total janë 37.832 ose 2.41%.

Redaksia Online
(e.g/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, kush janë rrugët e bllokuara

Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, kush janë rrugët e bllokuara