Ri-startoi emisioni “Tete a Tete” në A1 Report!

Ri-startoi emisioni “Tete a Tete” në A1 Report!
Ri-startoi dje me gazetarin Artur Nura në ekranin e A1 Report emisioni I përditshëm “Tete a Tete”. I ftuar i parë i këtij emisioni që do jetë në transmetim direkt nga e hëna në të shtunë në orën 18.30, ishte Avokati i Popullit Igli Totozani, i cili sipas gazetarit Nura që ju referua perceptimit të përgjithshëm të qytetarëve në rrjetet sociale, ishte më shumë në vëmendje te publikut dhe më dinamik në iniciativa si ato në mbrojtje të të drejtave të Komunitetit LGBT se për shëmbull në protestat qytetare si ato kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

Totozani u përgjigj se një gjë e tillë nuk ishte aspak e vërtetë dhe se problematikat me të cilat është përballur institucioni që ai drejton prezantojnë një listë të gjatë e cila fillon me gjakmarrjen deri tek problematikat dhe të drejtat e ish të burgosurëve politik, të pastrehët, Romët, pensionistët, shëndetësia, toponimet, statusi I nëpunësit civil dhe shumë e të tjera.

Në lidhje me interesimin e gazetarit Nura për gjakmarrjen si një plagë e së shkuarës së largët që mbijeton në mënyre absurde deri në kohët moderne në shoqërinë shqiptare, Avokati Totozani tha se bashkëpunëtor themelor në këtë fushatë institucioni i Avokatit të Popullit kishte pasur shoqërinë civile e cila sipas tij është mjaft dinamike në luftën kundër këtij primitivizmi shqiptar.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat