RIAD – Al-Jubeir: Bisedimet e Vjenës për Sirinë provë e seriozitetit të Iranit dhe Rusisë


Bisedimet për çështjen e Sirisë, të parashikuara të nisin nesër në Vjenë, janë një provë e pastër në lidhje me seriozitetin e Iranit dhe Rusisë, mbështetësit kryesorë të regjimit të Bachar al-Assadit për menaxhimin e konfliktit, vlerësoi sot ministri saudit i Punëve të Jashtme.
"Nëse ata do të shfaqen seriozë në qëndrimet e tyre, ne do ta provojmë. Nëse nuk do të jenë, ne do të jemi gjithsesi në dijeni dhe do të ndalemi së humburi kohë me ta", deklaroi Adel al-Jubeir gjatë një konference shtypi me homologun britanik, Philip Hammond, në vizitë në Riad.
Irani, aleati kyç i regjimit sirian, do të jetë pjesëmarrës për herë të parë në bisedimet ndërkombëtare për konfliktin sirian, një kthesë e rëndësishme diplomatike e kërkuar nga ana e Moskës.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin