RIAD, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Arabia Saudite premtoi sot 500 milionë dollarë ndihma humanitare për Irakun, që do të ofrohen nëpërmjet Organizatës së Kombeve të Bashkuara për njerëzit në nevojë, pavarësisht sektit apo përkatësisë etnike, njoftoi sot media vendase. ''Mbreti Abdallah ka urdhëruar 500 milionë dollarë në ndihmë humanitare për popullin vëlla të Irakut, të prekur nga ngjarjet e dhimbshme duke përfshirë edhe të shpërngulurit, pa dallim feje, sekti apo përkatësie etnike'', njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme për agjencinë zyrtare saudite të lajmeve SPA. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara 1,2 milionë irakianë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre me dhunë këtë vit nga shtëpitë e tyre./ /k.l/ a.jor.
/Shqiptarja.com







