RIAD – Kerry: Armëpushimi në
Siri e ka ulur ndjeshëm dhunën

RIAD – Kerry: Armëpushimi në<br />Siri e ka ulur ndjeshëm dhunën
Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry deklaroi se gjatë armëpushimit të vendosur në Siri, dhuna është zvogëluar rreth 80-90 për qind, çka përbën një rezultat shumë domethënës.

Këtë fakt do t’ia them edhe homologut tim rus, Sergei Lavrov”, deklaroi Kerry.

Bisedimet indirekte, të hënën në Gjenevë, mes regjimit të Asadit dhe opozitës, nën kujdesin e OKB-së duhet të zhvillohet sipas parashikimeve”, theksoi shefi i diplomacisë amerikane gjatë rrugës për në Riad, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

E kemi bërë shumë të qartë se regjimi i Asadit nuk mund ta përdorë këtë proces si një mënyrë për të shfrytëzuar situatën, ndërkohë që të tjerët me mirëbesim kërkojnë që të respektohen. Nga ky këndvështrim ekziston edhe një kufi durimi”. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.coom)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët