Riaktivizohen klanet e vjetra
për zgjedhjet e Forumit Rino

Riaktivizohen klanet e vjetra<br />për zgjedhjet e Forumit Rino
TIRANE- Zgjedhjet për Forumin Rinor të Partisë Demokratike, të parat pas 14 viteve, kanë riaktivizuar në PD edhe klanet e vjetra. Me shpalljen e kandidaturave të para, në një kohë kur FRPD është në procesin e anëtarësimeve të reja në të gjithë Shqipërinë, kanë nisur edhe përplasjet për kryetarin e ardhshëm të FRPD. Tre kandidatë, ish-anëtarë kryesie, Ervin Salianji, Belind Këlliçi dhe Oriela Nebijaj, konsiderohen ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Burime pranë PD-së thonë për “Shqiptarja.com” se mbështetja e Bashës do të shkojë për njërin prej bashkëpunëtorëve të tij dhe dilema është mes treshes së ardhur në PD pas zgjedhjes së tij në krye të partisë. Të njëjtat burime thonë gjithashtu se interesim për kryetarin e ardhshëm të FRPD ka edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari në detyrë i FRPD, deputeti Gerti Bogdani. Pikërisht këto zgjedhje do të shërbejnë si matje e peshës politike të të “vjetërve” përballë të rinjve të Bashës, 2 vjet para përgatitjes së listës së deputetëve për zgjedhjet parlamentare.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%