Në kordat sipër IEVP së Fushë Krujës ka rënë një zjarr duke djegur disa metra katror bar të thatë. Për shkak të barit të thatë zjarri është përhapur me shpejtësi duke iu afruar ambienteve të jashtëm të burgut. Burime për Report Tv konfimojnë se zjarri është fikur.
Falë ndërhyrjes në kohë të dy zjarrfikëseve të Krujës dhe asaj të Niklës kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe nuk ka asnjë rrezik për institucionin e burgut.
Nga zjarri janë djegur disa metra katro bar, por pa rreziakur jetë njerëzit apo dëme materiale të IEVP së Fushë Krujës.
Komento