Pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni i 'Air Albania' me 129 shqiptarë nga Franca. Riatdhesimet në vendin tonë, vijojnë që prej ditës së shtunë ku fillimisht nisën me Stambollin e Romën e më pas me Milanon, Barin e Frankfurtin.

Gjithashtu në listë është shtuar edhe Brukseli që nuk ka qenë në listën e parë të riatdhesimeve të shqiptarëve. Ky destinacion është shtuar për shkak të kërkesave të shqiptarëve atje për t'u riatdhesuar. Udhëtimet nga Brukseli do të bëhen më 26 prill.

Të gjithë të riatdhesuarit dërgohen me autobusë në hotelet karantinëDurrës për 14 ditë, ku ruhen nga forcat e armatosura që të mos dalin nga dhomat e tyre.

Në qëndrimin në karantinë fjetjen dhe qëndrimin e  mbulon qeveria shqiptare, ndërsa të riatdhesuarit do të paguajnë vetëm 7 euro në ditë për ushqimin.

Shqiptarët e ardhur nga Gjermania thanë se kanë paguar 165 euro biletën, teksa nga Italia dhe Turqia ishte 100 euro.

Riatdhesimet në Rinas:

-Nga Italia 500 shtetas
-Nga Turqia 49 shtetas
-Nga Frankfurti 131 shtetas

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Qytetari i revoltuar: Kam paguar 720 euro çift! Ju duket normale?

Një tjetër qytetar është shprehur i revoltuar për pagesën e lartë që ka paguar.

"Kam paguar 720 euro biletë dhe hotel për dy persona. Të duket normale?"

Ora 20:31
'Ngjitur në avionë', qytetarja: Nëse nuk jemi infektuar sot, s'ka për të ndodhur ndonjëherë

Në lidhje me qëndrimin ngjitur gjatë udhëtimit në avion, qytetarja tha nëse kanë shpëtuar këtë herë nuk kanë për t'u infektuar më.

"Me këtë avionin e sotëm kemi ardhur 3 veta afër njëri tjetrit, zoti na ruajt nuk e di ca sigurie mund të kishim. O do jemi infektuar sot o s'kemi për t'u infektuar ndonjëherë, ishin të gjitha sediljet e zëna, ndërkohë në internet thoshte një sedilje e zënë një bosh"

Ora 20:28
Qytetarja e riatdhesuar: Erdha nga Parisi do futem në burg tani

Në qytetare e riatdhesuar nga Franca tha se tani pasi erdhi në atdhe do të futet ën burg, duke iu drejtuar karantinës 14 ditore.

"Po vijmë nga Parisi, pasi kaluam 8 orë të mira pritje, erdhën në Shqipëri dhe tani do të shkojmë të futemi te burgu. Le të më bëjnë testin, unë kam 2 muaj brenda atje në Paris, dola vetëm kur erdha për në Shqipëri. Kam paguar 160 e ca euro për të ardhur dhe kam prenotuar dhomë dyshe"

Ora 20:28
Do futesh në karantinë? qytetarja: Ça thua ti...me vrap do iki

Një tjetër shqiptare e riatdhesuar nga Franca tha se do të futet me vrap në karantinë për të siguruar shëndetin

"Kam paguar 260 euro të gjitha, po mi ka paguar goca. Me vrap në karantinë, ça thua ti. të sigurojmë shëndetin."