Pas 10-vjetësh ndarje duket se grupi i viteve 90-të “N Sync”  do të bashkohen në ceremoninë e MTV Video Awards.

Ky lajm bëhet i ditur nga mediat e huaja të cilat konfirmojnë se Justin Timberlake, JC Chasez, Lance Bass, Joey Fatone dhe Chris Kirkpatrick, do të përformojnë së bashku hitet e tyre.

nsync

Për herë të fundit grupi I djemve N Sync, u bashkua në vitin 2004. Megjithatë ky ribashkim nuk do të zgjasë për shumë kohë pasi nuk është në planet e anëtarëve të grupit të realizojnë projekte të reja muzikore së bashku.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)