Ricardo Cocciante kompozon
këngën e parë për Elhaida Danin

Ricardo Cocciante kompozon <br />këngën e parë për Elhaida Danin
I ka magejpsur të gjithë me zërin e saj, 19 vjeçarja nga Shkodra Elhaida Dani. Vajza e cila, është fituesja e vjetshme e Top-Fest tashmë ka kaluar çdo sfidë dhe është në finalen e “Thë Voice of Italy”. Elhaida mbrëmjen e së enjtes ka bërë një performancë të mrekullueshme me këngën “I belive I can fly”, me të cilën edhe u kualifikua.



Gjithashtu ajo këndoi edhe krah këngëtarit të njohur Will.I.am. Ndërkohë një lajm tjetër befasues është se këngëtari i famshëm italian, Ricardo Cocciante ka kommpozuar një këngë për Elhaidën. “Kënga që po publikoj është “single” që Ricardo Cocciante ka kompozuar për mua dhe ndihem kaq e nderuar që kam fatin të këndoj një kompozim të tijin.



Ky single quhet 'When love calls your name' dhe ndodhet në iTunes nga mbrëmë dhe është gjithashtu një mënyrë votimi. Çdo shkarkim që do bëhet deri të enjten vlen sa dy vota e mund të shkarkohet edhe jashte Italie. Faleminderit dhe njëherë, ju falenderoj me gjithë zemër”, ka shkruar vetë këngëtarja tashmë e njohur edhe përtej detit Elhaida Dani, e cila i ka bërë të gjithë shqiptarët të ndihen krenar.

Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)

6/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë