Këngëtari Ricky Martin ka treguar në kopertinën e muajit shkurt të revistës Latina, anën e tij mashkullore, muskujt, Në këtë intervistë të parë për vitin 2012 ai ka pohuar se pas ardhjes në jetë të djalit, dëshiron që të ketë edhe në vajzë. Këngëtari 40-vjeçar u bë babai i një fëmijë, pas lidhjes homoseksuale që pati me një mikun e tij dhe më pas kërkuan ndihmën e një femre për të sjellë në jetë fëmijën e tyre. Duket se artisti nuk e ka vrarë mendjen aspak, as për njerëzit apo kritikët, por ka dëshiruar një vajzë. “Mendoj që në fund të këtij viti do kem edhe një vajzë. Nuk dua gjë tjetër veçse të jetë vajzë, O Zot!-ka thënë ai duke theksuar se asgjë nuk mund të më ndalojë të ketë një fëmijë tjetër.
/Shqiptarja.com






