Në kopertinën e revistës së njohur “Vanity Fair” këtë radhë ka qenë këngëtari i njohur Ricky Martin. Por këtë herë artisti i famshëm nuk është shfaqur vetëm në kopertinë. Së bashku me të ka qenë i dashuri i tij aktual Carlos si dhe dy djemtë e tyre Matteo dhe Valentino. Ata janë lindur nga një “mitër me qira”. Martin prej kohësh e ka pranuar dhe e shfaqur homoseksualitetin e tij. Ai dukej mjaft i lumtur me familjen e tij e sidomos me fëmijët të cilët i ka dëshiruar prej kohësh.
SU/ Shqiptarja.com