Ricky Martin ulet në gjunjë
i propozon martesë të dashurit

Ricky Martin ulet në gjunjë<br />i propozon martesë të dashurit
Ricky Martin i jep fund beqarisë dhe vendos unazën e fejesës.

Këngëtari njoftoi se do të martohet me partnerin e tij Jwan Yosef gjatë një interviste në emisionin e Ellen DeGeneres.

“Ai është një artist konceptual dhe unë jam koleksionues. Kështu po kërkoja për art dhe pashë artin e tij dhe u marrosa pas asaj pune sepse unë e dashuroj atë që ai bën. Vërtet origjinal. Pastaj e kontaktova atë,’’ tregoi ai për njohjen me Yosef më shumë se një vit më parë.

44-vjeçari baba i dy fëmijëve, mbante në gishtin e dorës së majtë unazën ndërsa rrëfeu se ishte ai që bëri propozimin.
Ricky pranoi se ishte aq nervoz saqë e ngatërroi fjalimin e tij të rëndësishëm.

“U ula në gjunjë, nxora kutinë dhe në vend që të pyesja ‘A do të martohesh me mua?’, unë i thashë që të kam blerë diçka", rrëfeu portorikani.

[gallery]19708[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste