Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.
Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend, e cila do të mbahet në orën 11:00 pa pjesëmarrjen e mediave. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll i konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.
Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj.
Lajmi kryesor: